Vllaznia me palestër peshëngritjeje, merr emrin e të madhit Asim Belinova

04/11/2022 12:32

Klubi shumësportësh i Vllaznisë bëhet me një palestër të re që merr emrin e një prej më të mëdhenjve të këtij sporti në Shqipëri, Asim Belinova, mbajtës i 102 rekordeve kombëtare.

Me nismën e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, kjo palestër është ndërtuar në ambientet rreth stadiumit loro Borici dhe konsiderohet si një prej palestrave më bashkëkohore

Për Gjozën, kishte ardhur momenti që Shkodra të kishte një palestër të peshëngritjes pasi është një qytet që ka nxjerrë gjithnjë talente në këtë disiplinë që kanë furnizuar edhe ekipet e tjera në vend

Vetë Asim Belinova, emrin e të cilit e mori kjo palestër është shprehur i nderuar dhe mirënjohës për ndërtimin e kësaj palestre të re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA