Nga maji i këtij viti, Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve ka ndodhur që është mbledhur edhe dy herë brenda ditës, ndërsa për mbledhjen e radhës priti gati 3 javë.
Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e saj të fundit një ulje të lehtë të çmimeve të karburanteve, pas luhatjeve të këtij produkti në tregjet botërore.
Sipas Bordit nga dita e sotme, 1 nëntor, nafta do të shitet me 236 lekë nga 240, ndërkohë që ulje ka pësuar dhe benzina, e cila do të tregtohet me 208 lekë për litër. Gazi arrin çmimin e 74 lekë për litër.
“300 mijë lekë litri le të bëhet. Unë po dal për herë të parë pas 4 muajve me makinë, sepse kam një urgjencë në spital. Duhet të lëvizim, nuk kemi ç’të bëjmë. Detyrohemi të paguajmë sa është çmimi. Në Kosovë është 177 lekë litri i naftës. “
“Po pres kush është bordi, njerëzit e tyre janë edhe atje. Ata marrin urdhra, nuk duan t’ja dinë ç’bëhet në bursa. Na është kthyer makina në kancer. Këta janë kriminela, jo politikanë.”
“Këta tallen më ne me këto ulje të papërfillshme. Ne po heqim siklet dhe ngarkesa I shkon klientit të taksisë. Ne këtë qeveri kemi votuar, ajo e ka në dorë.”
“Bordi fle gjumë. Pse ulje është 4 lekë, litri duhej ulur me 40 lekë. Në Itali, Gjermani, shkon në 1.70 cent litri. Kur dilni ju si media detyrohen dhe i ulin çmimet këta, kur nuk flisni ju vazhdon rritja në qiell, sa t’u teket. Edhe ne vazhdojmë luftojmë për copën e bukës“, thanë qytetarët.
Top Channel