Top Channel ka udhëtuar ditën e sotme në fshatin Mal Bardhë të Milotit, ku siç duket ende rindërtimi për banesat të cilat janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit nuk kanë filluar ende.
Ne ndodhemi në familjen e Fitnete Vokrrit ku siç duket nga pamjet i vetmi investim që është bërë për këtë familje është hedhja e disa kamionëve me zhavorr, duke mos ditur ende fillimin e punimeve për shtëpinë e tyre.
Vetëm pak muaj më parë ajo u transferua në Shullaz tek nipi i saj pasi Fitnetia është invalide dhe jetesa po i vështirësohej çdo ditë e më shumë.
Thellë në sytë e saj shihet zhgënjimi që ende nuk ka shtëpinë e ndërtuar, por shpresa e mban të fortë që një ditë do të strehohet e në shtëpin ku ka lindur.
Shumë familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit ku shtëpitë e tyre u shpallen të pa banuara, të pa shpresë se ndoshta një ditë shtëpia e tyre do të ndërtohet ata kanë vendosur ta braktisin fshatin duke lënë në oborrin e tyre vetëm disa kamionë të hedhur me zhavorr dhe orenditë e tyre shtëpiake.
Top Channel