‘Sozia’ e David Beckham kërkohet nga policia britanike për ‘vjedhje materialesh ndërtimi’ (video)

04/11/2022 16:07

Ai që mediat britanike quanin sot “sozia e David Beckham” raportohet se është në kërkim nga policia pasi vjedhjes ‘ordinere’ të disa objekteve në një dyqan materialesh ndërtimi, në Hertfordshire në Britaninë qendrore.

Policia kishte publikuar një imazh të burrit nga kamerat e sigurisë  në llogaritë e saj sociale.

Por në vend të bashkëpunimit të publikut për kapjen e shkelësit, shumë përdoruesve u tërhoqi vëmendjen ngjashmëria e fytyrës së tij me ish-yllin e futbollit vendas.

Policia shkruante: “A e njihni këtë burrë? Ai mund të na ndihmojë me hetimet për vjedhjen e disa artikujve në dyqanin #BishopsStortford.”

Dhe një prej përdoruesve u përgjigj shpejt: “Ju ndihmoj unë, është David Beckham, s’ka asnjë ndryshim.’

Ndërsa një përdoruese femër nuk ishte e bindur, ajo përgjigjej: “Nëse ai është David Beckham, atëherë unë jam Victoria Beckam!”

Sozi të tjera të Beckham janë bërë dhe më parë objekt të tallurash në rrjetet britanike siç ishte në vitin 2018 kur rrjeti vendas  Channel 4 kishte transmetuar një serial dokumentarësh me titull ‘Lookalikes’ (Sozitë).

FOTO GALERI
1/6
“sozia e David Beckham” raportohet se është në kërkim nga policia pasi vjedhjes ‘ordinere’ të disa objekteve në një dyqan materialesh ndërtimi

Top Channel