Problemet me energjinë, zyrtarët ukrainas marrin gjeneratorë me naftë në Kherson

04/11/2022 16:31

Zyrtarët ukrainas kanë marrë 29 gjeneratorë me naftë në rajonin jugor të Kherson.

Yaroslav Yanushevich, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale Kherson, shkroi në Telegram se gjeneratorët do të ndihmojnë banorët të rivendosin furnizimet e tyre me ujë dhe objektet mjekësore.

Ai shtoi se gjeneratorët janë sjellë nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) dhe USAID.

Kjo vjen pas disa javësh sulme të vazhdueshme ruse në objektet energjetike të Ukrainës, të cilat kanë lënë banorët në të gjithë vendin pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë.

Në prag të dimrit ata janë përballur me mungesa ngrohjeje dhe furnizimi me energji, ndërsa temperaturat nuk kanë qenë aspak favorizuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA