Njerëzit të cilët janë vetëm dhe nuk kanë partnerë, zakonisht të tjerët i shohin si të pafat dhe të vetmuar.
Është fakt që kur pranë vetes dikë, ndihesh më e sigurt dhe më e plotësuar, mirëpo ndonjëherë është më mirë të jesh vetëm sesa me njerëz që nuk të bëjnë të ndjehesh mirë.
Të qenurit vetëm dhe pa partner nuk është asgjë e keqe, por është një mundësi e madhe për të njohur veten, se çfarë doni dhe se çfarë nuk doni.
Vetëm atëherë do të dini të jeni plotësisht të kënaqur me veten. Nëse mendoni se jeni të pakënaqur sepse jeni vetëm, mendoni përsëri. Përpiquni të jeni optimist çdo ditë.
Vetmia nuk është diçka e keqe, madje edhe mund të shijohet. Para së gjithash harroni çdo rregull. Jeni ju vetë që hartoni rregullat, që vendosni se çfarë do të bëni, çfarë nuk do të bëni, çfarë do të hani apo kur do të ngriheni nga shtrati.
Mos kini frikë të përkëdhelni veten. Mos përtoni të bëni një vaskë të ngrohtë sapo mbërrini në shtëpi, të pini një aperitiv dhe thjesht të blini një tufë me lule për kënaqësinë tuaj. Kujdesuni për miqtë. Merrni shoqet në telefon, ftojini ndonjëherë për darkë ose për të pirë ndonjë gjë dhe flisni me to se si e kaloni ditën.
Ndërkaq, debatet e vogla janë diçka normale kur jeni në çift. Jo gjithmonë duhet të biem dakord me partnerin mbi tema të ndryshme, pasi secili prej nesh ka mendimin e tij. Sidoqoftë, edhe pas debateve duhet të përpiqemi të rregullojmë çdo hatërmbetje. Rikujtojmë, se arsyeja përse jeni vetëm sipas shenjës tuaj të zodiakut është kjo…
Top Channel