Ndonëse konsiderohet pozitive për vendin, për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, miratimi i amnistisë fiskale, mbart me vete edhe rreziqe.
I pranishëm në Komisionin për Ekoniminë dhe Financat ku dha opinionin e Bankës së Shqipërisë për buxhetin 2023, Sejko tha se nëse aministia fiskale miratohet, duhet patur kujdes të mos dëmtojë imazhin e vendit.
“Ne e shikojmë me kosto e benefite, me kosto e reziqe. E shohim aministinë fiskale pozivite, pra rritja e numrit të llogarive bankare, dhe regjistrimi formal i parasë jashtë sistemit në sistemin bankar, i bën paratë të gjurmueshme. Nga kahu tjetër amnistia fiskale ka rreziqet që janë të lidhura me aktivitetet kriminale, që duhen shmangur duhen monitoruar dhe me rreziqet fiskale që ka të bëjë një kah rrit buxhetin e shtetit, po kahu negativ ka të bëjë me rregullin fiskal me edukimin fiskal.
Duhet të përdoret si instrument në drejtim të rritjes së rregullit fiskal dhe jo të shturjes së rregullit fiskal. Kjo amnisti, mund të përkthehet se është falje e të rrisë evazionin. Dhe kjo bëhet duke përmirësuar administratën tatimore. Duhet patur kujdes po të bëhet mos të dëmtojë imazhin. Mos krijohet koncepti se do bëhet amnisti e do të falen.”- u shpreh Sejko.
Top Channel