Holanda do të furnizojë Ukrainën me tanke dhe pajisje të tjera të rënda ushtarake me një vlerë totale prej 120 milionë euro.
Ky vendim u njoftua ditën e sotme nga Ministria holandeze e Mbrojtjes, e cila shtoi se do të shpenzoheshin 45 milionë euro për tanket T-72, pasi bashkëpunon me SHBA-në dhe Republikën Çeke për një dërgesë prej 90 tankesh çeke të modernizuara.
Kjo vjen pasi SHBA-ja njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë rinovimin e tankeve T-72 dhe raketave të mbrojtjes ajrore Hawk për Kievin.
Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh u tha gazetarëve se SHBA do të paguante për 45 tanke T-72 nga Republika Çeke për t’u rinovuar dhe për rregullimin e disa raketave të mbrojtjes ajrore Hawk.
Top Channel