Burri gjen folenë e merimangës më të madhe në botë në bagazhin e makinës, me 200 bebe (fotot)

04/11/2022 17:21

Jared Splatt ishte duke pastruar makinën e tij kur zbuloi merimangë ‘gjuetare’ një nga më të mëdha të në botë të kësaj specieje, bashkë me folenë e saj të vezëve që e mbante me kujdes në anë të majtë.

Pas zbulimit të araknidit më të madh në botë në bagazh, Splatt tha: “Hasa në pamjen e frikshme sapo hapa bagazhin e makinës, i cili nuk ishte hapur prej disa kohësh. Dhe ajo që më priste ishte një merimangë gjuetare dhe një thes vezësh në krahun e saj të majtë. Fillimisht u stepa nga pamja e shpifur, pastaj u tërhoqa nga fakti sesi ajo gjë e ruante thesin e saj të vezëve”.

Femra “gjuetare” prodhon thesin e saj të vezëve me mëndafsh të bardhë, ku mund të qëndrojnë deri në 200 bebe merimanga.

39-vjeçari australian shton më tej: “Fillimisht mendova, paska çantë të bukur dhe më vonë kuptova çfarë mund të ishte. Aty mund të kishte qindra gjuetare të vogla që mund të shpërndaheshin në makinën time”.

Jared thotë se e di se disa mund të mos jenë dakord me veprimin e tij por çanta e bebeve të merimangës u eliminua, pasi sipas tij “më mirë të vriste merimangat sesa të digjte makinën për të shpëtuar prej tyre.”

FOTO GALERI
1/4
Jared Splatt ishte duke pastruar makinën e tij kur zbuloi merimangë ‘gjuetare’ një nga më të mëdha të në botë

Top Channel