Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim  Ferdinand Rrushin, I cili akuzohet për vrasjen e Rruzhdi Hoxhës.

I akuzuari u zbulua fillimisht nga të afërm të viktimës që e treguan atë si njeriu i fundit me të cilin viktima u largua me një automjet. Pas këtij momenti familja nuk dinte me asgjë për fatin e tij. Por, kur 43 vjeçari Rrushi u thirr në polici, u zbulua që ndërkohë ndaj tij ishte prerë një masë arresti dhe ishte i shumë kërkuar bazuar në masën e një gjyqtari paraprak në Genova.

Në shkresat e dorëzuara nga pala italiane rezulton se ky shtetas është anëtar i një organizate kriminale që trafikon dhe tregton kokainë në shtetin italian.

Sakaq gjatë hetimeve  në Tiranë dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë trupi i viktimës, Rruzhdi Hoxha, i cili kishte qëndruar me të dyshuarin u gjet disa ditë më vonë në zonën e Qafë Mollës. Nga kontrollet në zonën e Dajtit policia gjeti disa parcela me hashash që dyshohet se i përkisnin të akuzuarit.

Ferdinand Rrushi akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Rruzhdi Hoxhës,  kultivimit të drogës, si dhe e pastrimit të parave.

Ne përgjimet e italianeve dhe vëzhgimet, Ferdinant Rrushi i njohur ndryshe si Fredi shfaqet në episode të ndryshme të dërgesave me kokainë.

Njoftimi i plotë

Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq të pandehurin F. Rr. për “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës”

Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë kërkon dërgimin në gjyq të çështjes nr.7713, të vitit 2021, me të pandehur shtetasit F. Rr. akuzuar se ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal dhe P.Rr sipas nenit 301 të K. Penal.

Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë ka rregjistruar procedimin penal nr. 7713 dt.27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit” të parashikuar nga neni 109 i K. Penal.

Më datë 24.10.2021 në komisariatin e Policisë nr 5. Tiranë ka bërë kallëzim me shkrim shtetasi; S.H. për largimin nga banesa të babait të tij shtetasit R. H.

Në dt.06.11.2021 në vazhdimin e kërkimeve është konstatuar kufoma e një shtetasi e cila dyshohet se është e R. H.

Me vendimin nr. 1999, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” të parashikuar nga neni 283 i K. Pr. Penale ndaj personave nën hetim.

Pas një analize të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim F. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal. Po ashtu, në analizë të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim P. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të parashikuar nga nenet 301 të K.Penal.

Top Channel