Tirana fiton në Selman Stermasi ndaj Egnatias me shifrat 1-0 dhe ngjitet në krye të Superiores.

Kampionët në fuqi të drejtuar nga Orges Shehu morën një fitore me vlerë por të vështirë ndaj një prej skuadrave më në formë të kampionatit.

Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë nga Patrick pas një pasimi të Toshefskit.

Pas kësaj fitore bardheblutë kryesojnë kampionatin me 21 pikë.

Ndërsa partizani duket se ka hyrë në një minikrizë pasi pëson humbjen e dytë radhazi në pak ditë këtë radhë nga Laçi.

Goli i Ujkës u realizua në minutën e 13-të u dha fitoren e tretë radhazi kurbinasve, që duket se kanë kaluar momentin e vështirë dhe po ngjiten me shpejtësi në vendet e para të renditjes. Laçi tani pozicionohet në vendin e gjashtë me 14 pikë.

Ndërsa Kukësi nuk di më të fitojë dhe pëson humbjen e tretë radhazi. këtë të enjte u mund në shtëpi minimalisht nga Vllaznia.

shkodranët shënuan golin vetëm të takimit 2 minuta para fundit të pjesës së parë. Me kalimin e minutave, kuksianët e rritën presionin, duke kërkuar golin e barazimit, por e patën shumë të vështirë që të gjenin hapësira. Tri pikë për Vllazninë, që ndodhet në vendin e tretë tani me 18 pikë, ndërsa Kukësi rikthehet në zonën e rrezikut, me vetëm 11 pikë në vendin e parafundit .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA