Edhe biznesi i madh po shkon drejt falimentit. Rritja e çmimeve të lëndës së parë si miell, sheqer dhe vaj me rreth 30 % po sjell vështirësi për furrat e bukës dhe pastiçeritë.

Rritja e pagës minimale po ashtu solli kosto të shtuar për biznesin.

Ndërkohe pa dyshim që rritja e çmimeve është reflektuar te konsumatori i cili tashmë blen vetëm produktet jetike.

Nga 36 punëtorë që numëronte në verë të këtij viti tashmë kjo furrë buke mbylli një nga pikat e saj dhe reduktoi numrin e punonjësve, sot janë 27 dhe nëse situata krizës vazhdon numri i punonjësve do të ulet më tej. Çka do të thotë më shumë të rinj që do largohen nga vendi.

Top Channel