Po shkëlqen te Bayerni, kamerunasi tërheq vëmendjen e Man. United

03/11/2022 18:22

Man. United po studion mundësinë të afrojë në ekip sulmuesin e Bayernit të Mynihut, Choupo-Moting.

33-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik me kampionët e Gjermanisë. Në gjashtë sfidat e fundit të Bayernit në Champions League dhe Bundesligë, Choupo-Moting ka shënuar rregullisht.

Kontrata e sulmuesit me bavarezët përfundon në verën e vitit 2023 dhe ende nuk është gjetur një marrëveshje për rinovimin. Nisur nga kjo situatë, Man. United dëshiron të transferojë Moting, pasi ai shihet si zëvendësuesi perfekt i Cristiano Ronaldos. 33-vjeçari pëlqehet nga tekniku Erik Ten Hag dhe drejtuesit do të bëjnë të pamundur për t’ia plotësuar dëshirën.

Megjithatë gjithçka do të vendoset pas Botërorit, pasi fillimisht Choupo-Moting do të bisedojë me drejtuesit bavarezë për rinovimin e kontratës. Me shumë mundësi Choupo–Moting do të jetë lojtar i lirë në merkaton e verës dhe drejtuesit e Man. United do të hidhen në sulm për ta bindur 33-vjeçarin që të nisë një përvojë të re në “Old Trafford”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA