Pamjet tragjike kur turisti vritet nga copa masive e akullit në hyrje të shpellës së ngrirë në Argjentinë (video)

03/11/2022 16:01

Një turist është goditur për vdekje pasi një bllok i madh akulli u shkëput dhe e goditi në kokë në hyrje të një shpelle të frikshme në Argjentinë.

Burri brazilian po eksploronte shpellën Jimbo Cave në luginën Andorra kur u godit nga akulli  që ra nga rreth 20 metra lartësi.

Një tjeter ekskursionist ishte duke filmuar në momentin kur goditi tragjedia, teksa autoritetet justifikoheshin se kishin vendosur tabela paralajmëruese për mbajtur larg turistët.

Pamjet e tregojnë viktimën që ecën drejt grykës së shpellës që hapet nën një akullnajë, teksa një nga miqtë e tij duket se paralajmëron të bëjë kujdes.

Disa prej tyre ndalojnë por njëri vijon avancimin drejt shpellës duke regjistruar me celularin në dorë.

Por papritur nga çatia e akullt shkëputet një copë e madhe që bie mbi eksploratorin.

Ndërsa burri që ishte duke filmuar avancimin e tyre menjëherë lëshon kameran dhe paralajmëron kolegët të kthehen prapa.

Shërbimet e emergjencës që erdhën në zonë në këmbë pas disa orësh thanë se turisti kishte vdekur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet mbi ngjarjen.

Vendi ku ndodhi tragjedia është pjesë e parkut kombëtar të Tierra del Fuego, në ishullin me të njëjtin emër të Argjentinës.

FOTO GALERI
2/3
Pamjet e tregojnë viktimën që ecën drejt grykës së shpellës që hapet nën një akullnajë, teksa një nga miqtë e tij duket se paralajmëron të bëjë kujdes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA