Një çadër për shtëpi/ Në Klos banesa u shemb, i japin vetëm 200 mijë lekë për ta rindërtuar

03/11/2022 15:26

Tre vjet më parë tërmeti i 26 nëntorit preku shumë familje edhe në bashkinë Klos të Matit, ku dëmtoi banesa duke I bërë të pabanueshme.

Një nga shtëpitë e dëmtuara nga lëkundjet e forta të tërmetit ishte edhe banesa e familjes Basi në fshatin Plan i Bardhë. mjerimi i Zile Barsi 60 vjeç nënë e 6 fëmijëve ishte i madh edhe me çati mbi krye.

Ndërsa sot dimër e verë jeton në një çadër mes frikës nga kafshët e egra.
“Vetëm 2 milion lekë të vjetra kam marrë si bonus për dëmtimin e shtëpisë, por ato mu deshën të laj borxhet…”, tha Zile Basi.

E për të shlyer borxhet është dashur të largohet edhe djali i saj 18 vjeç drejt emigrimit, por pa shpresa thotë ajo.

Sikur të mos mjaftonte kjo 60-vjeçarja po përballet edhe me rrezikun nga kafshët e egra të cilët afrohen tek çadra.

I kontaktuar me telefon nga Top Channel drejtor i Emergjencave Civile pranë bashkisë Klos Nerim Dema thotë në këtë bashki janë të paktën 193 familje të prekura nga tërmeti me shtëpi të pabanueshme të verifikuara nga komisioni.

Shtëpia e familjes Basi është vlerësuar me 11 milion lekë të vjetra, sipas tij, por këto banesa nuk janë përfshirë në skemën e programit të zhvillimit siç është Durrësi dhe se i vetmi fond për këtë familje ka qenë vetëm 2 milionë lekët e emergjencave civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA