Në vendin tonë po qarkullojnë disa viruse njëkohësisht ç’ka ka përkeqësuar situatën epidemiologjike për fëmijët e vegjël.

Në shërbimin e pediatrisë nuk ka asnjë shtrat të lirë për shkak të fluksit të fëmijëve që paraqitën probleme të shumta respiratore.

“Në shërbimin e pediatrisë infektive, ka grip, ka viroza, është virusi respirator sinsicial. Mundohemi të japim ndihmë shpejt në mënyrë që të menaxhojmë shtretërit që të marrin shërbim të gjithë”, thotë Xhorxhina Kule.

Nuk mungojnë edhe raste të fëmijëve me Covid, të cilët kapen pasi bëjnë komplikacione pasi testi i tyre rezulton negativ në fillim, ndërkohë që analizat që kryen më pas, e konfirmojnë atë.

Por nëse keni një fëmijë që frekuenton çerdhet dhe që sëmuret shpesh, mjekja pediater sugjeron nënat që të përdorin suplemente shtesë për t’i rritur imunitetin.

“Pak vitaminë D ,vitaminë C, por gjithmonë në konsultë me mjekun pediatër për dozën”, thotë Kule.

Kule këshillon nënat që të vaksinojnë fëmijën ndaj gripit nëse është diagnostikuar me sëmundje autoimune apo ka një tjetër patologji që mund të rëndohet nëse preket nga virusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA