‘Kërpudhat magjike’ mund të kurojnë depresionin e rëndë, sugjeron testimi klinik (fotot)

03/11/2022 18:54

Një mjekim bazur në përbërësin aktiv të kërpudhave halucinogjenike (psilocibin) mund të përmirsojë simptomt e depresionit të rëndë deri në 12 javë, zbulon një testim i fundit.

Një tabletë 25mg psilocibine i vendos pacientët në gjendje thuajse ëndrrash, që do të bënte që terapia psikologjike të kishte shanse shumë më të mira suksesi.

Kërpudhat magjike njihej prej shekujsh në Amerikën e Jugut për efektet e tyre haluçinogjenike ose “udhëtimet me mendje”.

Por doktorët sugjeronin se efektet anësore afatshkurtra mund të ishin të ndryshme dhe një mbështetje mjekësore duhet të ishte gjithmonë e gatshme.

Ata thonin se ka nevojë për studime më të gjera për konfirmimin e të dhënave.

Rreth 100 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga depresioni rëndë klinik dhe nuk reagojnë ndaj trajtimeve aktuale, ndërsa rreth 30% e tyre tentojnë vetëvrasjen.

Shkencëtarët kanë studiuar prej vitesh efektet e psilocibinës në shëndetin mendor të njeriut.

Studimet e fundit kanë dhënë rezultate premtuese por nuk mund të matnin efektet afatgjata.

Në studimin e fundit të publikuar në revistën  New England Journal of Medicine, doza prej 1mg, 10mg e 25mg u testuan në një total prej 233 njerëzish nga 10 vende të Evropës dhe Amerikës veriore, mes të cilave doza 25mg dha rezultatet më të mira.

Shumica e tyre ishin në depresion të rëndë prej një viti dhe ishin me moshë rreth 40-ave, thanë studiuesit e Institutit King’s College në Londër.

Pas një doze 25mg të psilocibinës Comp360 e shoqëruar me psikoterapi, një në tre pacientë nuk diagnostikohej më me depresion pas tre javësh, dhe në një pesë shfaqte përmirësime të ndjeshme.

Psikiatri Dr James Rucker tha se mjekimi kishte “efekt të drejtpërdrejtë në tru, duke e sjellë atë në një gjendje më fleksibël, me një mundësi hapjeje për terapinë vijuese”.

Pacientët shtriheshin në një krevat në një dhomë të qetë dhe jetonin rrugëtimin e tyre psikodelik të shkaktuar nga psilocibina, të cilin disa e përshkruanin si një “ëndërr në gjendje të zgjuar”, për gjashtë deri në tetë orë.

“Kjo mund të jetë pozitive por edhe negative,” tha Dr Rucker për rrjetin BBC News.

“Kujtime të vështira nga e kaluara mund të dalin, ashtu si dhe një ndjesi lidhjeje me veten dhe me ndjenjat e tua”.

Disa nga pacientët raportohej se kishin provuar efekte anësore si dhembje koke e të vjella, por kjo nuk ishte e pazakontë, thanë ekspertët.

Ata shtonin se megjthë popullaritetin e ingredientit, mund të nevojiten vite deri në lejimin e tij në treg.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA