Ka luajtur vetëm 19 minuta në Premier League, mesfushori holandez humb Botërorin

03/11/2022 14:31

Donny van de Beek nuk do të jetë në Botërorin “Katar 2022”.

Trekuartisti holandez nuk e ka parë praktikisht fushën e gjelbër (është aktivizuar në total 19 minuta në tri ndeshjet e para të Premier League-s). Për arsye dëmtimesh apo për zgjedhjet teknike të trajnerit Erik ten Hag, mesfushori holandez nuk ka qenë pjesë e formacionit.

“Gjeja më e keqe që i ndodh një futbollisti është dëmtimi. Dëshiron gjithmonë të jesh në fushë, të ndiesh erën e barit, por kalon moment të vështirë kur dëmtohesh. Jam i lumtur që jam kthyer, tani  duhet të arrij formën më të mirë për të ndihmuar skuadrën,” deklaroi futbollisti me mediet holandeze./ Super Sport

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA