I riu me probleme ‘të të mësuarit’, shkarkohet nga puna prej kostumit të Hitlerit në festën e Halloween (fotot)

03/11/2022 19:26

Një burrë i cili u mësua se kishte vështirësi në të mësuar, është shkarkuar nga puna në një muzeum fëmijësh pasi iu tha se kishte veshur një kostum “ofendues dhe të dënueshëm” për festën e maskave në fund të muajit që shkoi.

I riu nuk e kishte menduar se do të humbiste vendin e punës para se të dilte natën e Halloween i veshur pjesërisht si Adolf Hitler – i kompletuar me stilin e tij autentik të flokëve dhe mustaqen në formë ‘furçe dhëmbësh’.

Për fat të keq mëngjesin tjetër atë e shkarkuan nga puna në muzeumin e fëmijëve.

Muzeumi i fëmijëve Madison në Wisconsin, tha dje në një deklaratë: “Organizata ka vendosur se vijimi i punësimit të tij do të krijonte një mjedis në kundërshtim me vlerat e vizitorëve dhe stafit tonë”.

Zhvillimi vjen teksa qendra komunitare i shërben rreth 4,000 studentëve hebrej të Universitetit të Wisconsin, që e kishte dënuar kostumin e punonjësit si “veshje horrori e keq-këshilluar”.

“Lavdërimi i fashizmit, urrejtjes e antisemitizmit është i përçmueshëm dhe komuniteti ynë nuk qëndron me këtë sjellje”, tha organizata, pa treguar lidhjen që e gjithë kjo kishte me kostumet e festës së njohur për eksese dhe tërheqje të vëmendjes.

Muzeumi i fëmijëve dhe policia e Madison thanë se burri në fjalë ka vështirësi “në të mësuar” dhe se punon aty prej 10 vitesh, nën kujdesin e mbikëqyrjen e stafit të muzeumit.

“Mesa dimë ne kostumi i tij ishte për t’u tallur me Hitlerin.”

Edhe policia lokale tha se kishte marrë disa sinjalizime për kostumin, megjithëse veshja e tij nuk ishte në vetvete një shkelje kriminale.

Policia e Madison thanë se kishin folur me personin në fjalë dhe e kishin informuar për “çështjet që ai kishte shkaktuar në komunitetin me origjinë hebreje”.

Por punonjësi tashmë i papunë i muzeumit, nuk ishte personi i vetëm që mbante veshje naziste në festën e Halloween. Në një video kësaj jave është parë dhe një tjetër i ri me uniformë Naziste që ishte nxjerrë jashtë një bari në New York.

FOTO GALERI
1/4
I riu nuk e kishte menduar se do të humbiste vendin e punës para se të dilte natën e Halloween i veshur pjesërisht si Adolf Hitler

Top Channel