Adam Levine u pa në një xhiro me biçikletë të mërkurën së bashku me vajzat Dusty dhe Gio, të cilat ishin në një karrocë shoqëruese, në Montecito të Kalifornisë.

I veshur me një këmishë blu fanelle, xhinse të gjera dhe atlete të bardha, këngëtari e kaloi gjithë ditën me fëmijët e tij.

Artisti, i cili u pa në Santa Barbara me bukuroshen afrikano-jugore dhe fëmijët e tij të dielën, mbante një helmetë mbrojtëse me biçikletë dhe syze dielli ndërsa treshja udhëtonte për në Tregun Pierre Lafond & Deli në fshatin Montecito.

Karroca e zezë në të cilën u panë duke hipur vajzat e tij kishte artin e një fytyre të lumtur, një zemër dhe një shenjë paqeje. Të dyja vajzat mbanin helmeta mbrojtëse gjatë udhëtimit me babain e tyre.

Ylli duket se po shfaqet me vetëbesim pas një skandali në të cilin ai akuzohet se i dërgoi mesazhe provokuese në Instagram modeles Sumner Stroh. Kjo gjë u hodh poshtë nga ai, duke mohuar se kishte një lidhje.

Sumner në shtator postoi në TikTok dhe ndau mesazhe intime të shkëmbyera me këngëtarin. Klipi përmbante shënime flirtuese dhe sugjerime për takime personale. Në fragment, Stroh tha se ndihej e ‘manipuluar’ nga ylli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA