Roma përballet mbrëmjen e sotme me bullgarët e Ludogorets, në një sfidë ku është e dënuar të fitojë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër, teksa trajneri Mourinho ka përzgjedhur edhe 1-shen me të cilën do të luajë në këtë takim.
Bie në sy fakti që mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla është akomoduar sërish në pankinë, edhe pse është zëvendësuesi i parë i treshes së mbrojtjes dhe duhej të luante nga fillimi për të marrë vendin e Mancinit të pezulluar.
Trajneri Mourinho ka preferuar të aktivizojë uruguajain Vina në mbrojtje, duke konfirmuar se besimi ndaj Kumbullës është venitur dhe kjo konfirmohet edhe nga shifrat. Mbrojtësi shqiptar ka luajtur vetëm 4 nga 17 ndeshjet e Romës këtë sezon, tre prej të cilave në kampionat dhe një në Europa League.
Në tre nga 4 ndeshjet, Kumbulla është nisur nga stoli, ndërsa në total numëron vetëm 50 minuta këtë sezon, një shenjë e qartë që nuk bën më pjesë në planet e Jose Mourinhos.
Top Channel