Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në konfliktin e saj në Ukrainë, ka thënë ambasadori i vendit në Mbretërinë e Bashkuar.
“Lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet luftuar kurrë. Dhe ne i qëndrojmë fuqishëm kësaj deklarate”, deklaroi Andrey Klein për Sky News.
Intervista erdhi pasi Rusia thirri ambasadorin britanik mbi pretendimin e Moskës se personeli i marinës britanike ishte i përfshirë në një sulm ukrainas me dron në flotën ruse të Detit të Zi në Krime.
I pyetur për të dhënë prova të pretendimeve të Rusisë, Kelin i përgjigj:
“Ne e dimë plotësisht pjesëmarrjen e specialistëve britanikë në trajnimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e dhunës kundër infrastrukturës ruse dhe flotës ruse në Detin e Zi. Ne e dimë se është bërë”.
Njëkohësisht ai u pyet nëse Moska mund të përdorë një armë bërthamore taktike në konflikt, ambasadori u përgjigj:
“Jo. Bota ka të gjitha siguritë se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore taktike në konfliktin ukrainas”.
Top Channel