![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/1920x1080_cmsv2_4c6b29a7-af34-5071-ac15-0de1a0dd9c8c-9050668_sd-800x450.jpg)
Ukraina do të marrë një paketë të re ndihme ushtarake nga Spanja, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një deklaratë në Twitter tha se do ta sigurojë homologun e tij, Jos Manuel Albares se Ukraina do të kujtojë gjithmonë se si Spanja i qëndroi pranë gjatë kohës më të vështirë.
My Spanish friend @JMAlbares came to Kyiv with good news. Spain sends our way a new military aid package, including HAWK and Aspide air defense systems, artillery, and ammunition. I assured him Ukraine will always remember that Spain stood with us during the most difficult time. pic.twitter.com/lERppcGIJd
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) November 2, 2022
Kjo vjen pasi SHBA-ja njoftoi se do të ofronte 275 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, duke përfshirë armë, municione dhe pajisje.
Javën e kaluar, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha:
“Ne po punojmë gjithashtu për t’i siguruar Ukrainës aftësitë e mbrojtjes ajrore që i nevojiten me dy NASAMS fillestare të ofruara nga SHBA, gati për dorëzim në Ukrainë muajin e ardhshëm dhe ne po punojmë me aleatët dhe partnerët për të mundësojnë dërgimin e sistemeve të tyre të mbrojtjes ajrore në Ukrainë”.
Top Channel