Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka nisur një projekt trajnimi për çminimin prej 47.6 milionë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën.
Këtë të martë, departamenti në një deklaratë tha se një firmë amerikane konsulence dhe shërbimesh inxhinierike i ka dhënë fondet për të ndihmuar qeverinë ukrainase, për të gjetur dhe hequr minat tokësore nga zonat civile.
“Sipas kushteve të projektit, Tetra Tech do të forcojë kapacitetin e qeverisë së Ukrainës për të lokalizuar dhe hequr minat tokësore, municionet e pashpërthyera dhe të braktisura, pajisjet shpërthyese të improvizuara dhe rreziqe të tjera shpërthyese nga zonat civile”, thuhet në deklaratë.
Ai shtoi se qeveria ukrainase vlerësoi se 160,000 kilometra katrorë të tokës së saj mund të jenë të kontaminuara me mina tokësore dhe eksplozivë të tjerë.
Top Channel