Mosvlerësimi në punë i ka zgjuar Sonila Saracit dëshirën e fshehtë, por të zjarrtë për tu larguar jashtë vendit. Ndaj ajo ka aplikuar në orën 7:30 të mëngjesit për vizë punësimi në ambasadë gjermane.
Ndaj ajo ka aplikuar në orën 7:30 të mëngjesit për vizë punësimi në ambasadë gjermane.
“Dua të iki sepse nuk paguhem për aq sa punoj. Punëtori këtu shihet si skllav i ditëve moderne. Atje të paktën ka një kod pune që respektohet”, tha Sonila Saraçi.
Dita e Sonilës nis që në orën 5:30, edhe vazhdon si një luftë e përditshme për mbijetesë.
Edhe pse e papërtuar, përkushtimi ndaj punës prej gati tre dekadash nuk i është shpërblyer 47- vjeçares, ndaj në valën e re të emigrimit ajo rendit arsyet pse do të largohet nga Shqipëria.
“Me pagën që kam nuk blej dot shtëpi, kurrsesi as ëndërr nuk mund ta quaj. Pushime apo kënaqësi? Nuk bëhet fjalë, e kam të pamundur. Sa marr rrogën unë kam primare të laj qiranë, drita ujë. Pastaj mbijetoj”, tha ajo.
Jo vetëm Sonila, por të pakënaqur me mundësitë për punë cilësore, kontrollin e korrupsionit, rritjen e pabarazisë e tregojnë edhe të dhënat e EUOBSERVER ku rezulton se Shqipëria në 30 vite ka humbur 37% të popullsisë, duke kryesuar në listën e emigracionit në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Fondacionit Uestminster për Demokraci, kostoja vjetore e largimit të të rinjve të arsimuar, varion nga një minimum prej 840 milionë euro, në maksimumi 2.46 miliardë euro, që ka tkurrur edhe ekonominë në vend.
Ndryshimet e vrullshme demografike do të reflektohen sipas bankës botërore edhe më tej në kufizimin e bizneseve, teksa në raportin më të fundit ekonomik rajonal ajo nxjerr në pah se inflacioni ka arritur nivele të papara, duke gërryer fuqinë blerëse dhe besimin e duke prekur më të varfrit.
Shqetësimet kryesore të sipërmarrësve vlerëson raporti I fundit për zhvillimet rajonale janë korrupsioni dhe emigracioni. Në këtë situatë, në raport theksohet se ka rrezik për të ngadalësuar negociatat me Bashkimin Europian si dhe të ketë shtyrje të reformave, teksa rekomandon rritjen e standardeve të qeverisjes.
Top Channel