Presidenti brazilian Bolsonaro nuk përmend ‘humbjen’ në fjalimin e parë pas disfatës së të dielës ndaj Lula (fotot)

02/11/2022 16:43

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro nuk ka përmendur mbrëmë nëse pranon disfatën ndaj rivalit të majtë Lula da Silva në komentet e para publike prej zgjedhjeve të së dielës.

Në fjalimin e mbrëmshëm që zgjati disa minuta, Bolsonaro falënderoi brazilianët që votuan për të por nuk përmendi rezultatin e zgjedhjeve, duke përsëritur se do të zbatojë kushtetutën e vendit, e cila sugjeron që transferimi i pushtetit të bëhet më 1 janar.

Por ai shtonte se protestat e nisura pas publikimit të rezultatit ishin një fryt i “indinjatës dhe sensit të padrejtësisë” në lidhje me votën, duke kërkuar që protestuesit të mos shkatërrojnë pronën apo të ndalojnë të drejtën e qarkullimit.

“Gjithmonë përpiqen të më quajnë anti-demokratik, por ndryshe nga akuzuesit e mi unë jam përjekur të luaj sipas linjave të kushtetutës”, tha mbrëmë Bolsonaro, përkrah dhjetra ministrave dhe aleatëve të tij nga rezidenca zyrtare në Brasilia.

Ai shtonte: ‘Protestat paqësore janë të mirëpritura, por metodat tona nuk duhet të jenë si ato të së majtës, të cilat dëmtojnë popullin, siç është shkelja e pronës dhe pengimi i qarkullimit”.

Kreu i stafit të tij Ciro Nogueira, i cili foli pas Bolsonaro tha se do të nisë procesi i trazicionit të qeverisë te Lula.

Bolsonaros iu deshëm më shumë se 44 orë për të dalë në publik pasi autoritetet zgjedhore shpallën humbjen e tij.

Mes heshtjes fillestare mijëra kamionistë në Brazil kanë bllokuar autostradat duke protestuar ndaj rezultatit të zgjedhjeve.

Fjalimi i tij mund të shuajë tashmë lëvizjen e protestuesve të zemëruar në shumë shtete të Brazilit, të cilet bëjnë thirrje të refuzohet fitorja e Lula.

“Ne brazilianët e ndershëm jemi kundër kthimit në pushtet të asaj bande që grabiti paratë e shtetit”, tha kamionisti Vando Soares, duke iu referuar aferës skadaloze të korrupsionit të qeverisë Lula (2003-2010) me kompaninë shtetërore të naftës Petrobras.

“Nuk do të lëvizim prej këtej derisa të ndalohet që ai bandit të bëhet përsëri president,” shtoi Garcia.

Rruga kryesore drejt aeroportit  Guarulhos në Sao Paulo u bllokua dje përkohësisht dhe dhjetra fluturime u anuluan. Guvernatori Rodrigo Garcia tha se autostrada është rihapur dje.

FOTO GALERI
4/6
Bolsonaro me bashkeshorten 40 vjecare Michelle

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA