Mungesa e fuqisë punëtore por dhe largimi i të rinjve nga fshati drejt zonave urbane, ka bërë që të moshuarit në fshat të mos dalin kurrë në pension.

Ne fshatin Polizhan të Beratit, takuam një 69-vjeçare Afërdita Dajën, të cilën e gjetëm duke punuar në vreshtë.

Ajo na rrëfeu se do të punojë deri ditën që do gëzojë shëndet.

Afërdita është nënë e 5 fëmijeve dhe ka ne pronësi disa dynym toke, ne mal dhe fushe për të cilat kujdeset e vetme.

Gjatë këtyre ditëve ajo po vjel vreshtat me rrush, ndërsa ankohet se çmimi që po tregtohet sot, është shumë i ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA