“Ku ku ku për mu…”/ Punonjësja ushtron dhunë fizike ndaj gruas në Shtëpinë e të moshuarve në Kosovë (video)

02/11/2022 15:26

Pamje të rënda janë publikuar në rrjete sociale së fundmi, në shtëpinë e të moshuarve në Pejë të Kosovës, ku një punonjëse e re në moshë ushtron dhunë ndaj një të moshuare.

Rasti ka ndodhur ditët e fundit, në Rezidencën për të Moshuarit në Pejë, e cila është private.

Ndërsa c’ka e bën edhe më të rëndë rastin, është fakti se ndërsa një prej punonjëseve ushtron dhunë, koleget e filmojnë e qeshin me të moshuarën e cila shpërthen në lot.

Prokuroria Themelore e Pejës, sakaq, njofton se kanë angazhuar dy prokurorë për t’u marrë me rastin të cilët ndodhen në vendin ku dyshohet sa ka ndodhur vepra penale.

“Janë arrestuar dy persona lidhur me rastin. Është arrestuar personi që e godet të moshuarën dhe punëtorja kryesore e Shtëpisë së të moshuarve.” thuhet nga organi i akuzës në Kosovë.

 

Top Channel