Një spital në Donetsk është shkatërruar totalisht nga granatimet gjatë natës.
Ka qenë zëvendësministrja e parë e punëve të jashtme të Ukrainës, Emine Dzheppar ajo e cila ka shpërndarë disa foto në Twitter.
Në to shihet se si vendi është kthyer në gërmadha pas granatimeve, me dritare të thyera dhe mure të shkatërruara.
Nuk dihet ende nëse në momentin e sulmeve kishte persona brenda, apo nëse ka viktima e të lënduar.
#russian terrorists continue to destroy peaceful cities in #Ukraine. #Toretsk hospital in #Donetsk region was shelled this night. Surgical building&maternity ward were damaged.
In addition,🇷🇺terrorists shelled private houses, high-rise buildings, &administrative buildings there pic.twitter.com/YKMcmHiic3— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) November 2, 2022
Rajoni ishte një nga katër vendet e aneksuara ilegalisht nga Rusia në shtator, së bashku me Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia. Megjithatë, sipas Sky News, Rusia nuk kontrollon plotësisht asnjë nga katër rajonet.
Top Channel