Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që shumica e aktiviteteve tregtare në vend po kërkojnë punëtorë. Ngado të hedhësh sytë, sheh biznese që kanë nëpër vitrina njoftime “Kërkoj Punëtor”.

Ne do të kryejmë një vëzhgim në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, që njihet për përqëndrimin e madh të aktiviteteve tregtare. E fillojmë nga kjo furrë buke, që po kërkon shitëse dhe pastruese.

Pak metra më tutje tek ky biznes ku tregtohen produkte bukurie dhe kujdesje kërkohet staf dhe punonjës të disponueshëm të punojnë me turne. Vazhdojmë me një dyqan bizuterishë, që kërkon punonjëse.

Njoftim I shoqëruar edhe me numër whatsapp-i. Jemi po në rrugën “Myslym Shyri” dhe ky dyqan këpucësh ka muaj që kërkon shitëse.

Megjithëse bizneset në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë fuqi punëtore, punëtorët nga krahu tjetër, po në mënyrë të vazhdueshme, refuzojnë të punojnë tek ta.

Ata rrogën e japin për t’u tallur, në krahasim me fitimet që kanë.

Më vjen keq ku I shoh gjithë këto njoftime. Njoh dy shitëse në këtë rrugë dhe ankohen se nuk u vjen njeri. Sepse duan rrogë të mirë. Me 200 mijë lekë të punojë shitësja gjithë ditën aty, është e tmerrshme. Punë ka, por nuk ka profesionistë, se vetë fluturon në ajër kryeministri dhe nuk e di se çfarë bëhet poshtë. Po ikin të gjithë. Njeriu duhet të punojë dhe të shpërblehet me dinjitet.”- u shprehën qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA