Raportet e Ministrisë së Brendshme Britanike flasin se në ishull hynë ilegalisht 12 mijë shtetas shqiptarë. Më së shumti ata po hyjnë nga kanali i La Mansh me gomone.
Dy ditë më parë Sekretarja britanike për çështjet e brendshme Suela Bravermen foli në parlament për emigrantët nga Shqipëria. Ajo tha se shqiptarët po abuzojnë me ligjet e skllavërisë moderne.
Disa orë pasi britanikja The Gurdian shkruante se qeveria shqiptare ndjehet e frustruar me këtë çështje dhe shifrat 140 mijë shqiptarë që janë shpërngulur në Britaninë e Madhe, ka reaguar edhe kryeministri Rama.
Ai replikon me zyrtaren britanike duke dashur të shpjegojë se 70 përqind e 140 mijë shqiptarëve që hynë në Britaninë e Madhe nuk u nisën nga Shqipëria, por shumica janë nga Italia dhe Greqia dhe po riemigrojnë. Ndërsa 1200 prej tyre janë njerëz të biznesit.
‘Shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Britania e Madhe duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave.’, shkruan Rama.
Sipas tij Britania e Madhe nuk duhet të reagojë ndaj këtij fenomeni me një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.
Rama replikon me zyrtaren britanike duke thotë se Shqipëria nuk është një vend i pasur dhe ka qenë për një kohë shumë të gjatë viktimë e perandorive, ne kurrë nuk kemi pasur tonat.
Ai shton se ne kemi për detyrë të luftojmë krimin në shtëpi dhe po e bëjmë këtë me vendosmëri, pasi bashkëpunojmë ngushtë edhe me të tjerët. Gati për të punuar më afër me Mbretërinë e Bashkuar, por faktet janë vendimtare.
Top Channel