Organizata Botёrore e Shёndetёsisё deklaroi se pёrhapja e lisё sё majmunit nё shumё shtete tё botёs ёshtё shqetёsuese. Ajo rekomandoi krijimin e njё komiteti ekspertёsh.
Lija e majmunit zyrtarisht ёshtё njё emergjencё shёndetёsore e nivelit ndёrkombёtar. Ky ёshtё niveli mё i lartё i alarmit qё OBSH mund t’i imponojё qeverive nё mёyrё qё ato tё marrin masa.
”Njё emergjencё ndёrkombёtare ёshtё aktive edhe pёr koronavirusin dhe poliomielitin”, theksoi ajo.
Edhe pse ka pasur progres nё luftën kundër lisё sё majmunit‚ infeksione tё reja po shfaqen shpesh dhe shtetet nuk kanё mjaftushёm kura ose vaksina pёr parandalimin e tyre.
Ekspertёt janё tё shqetёsuar pёr faktin se nё disa shtete tё infektuarit paragjykohen dhe mund ta fshehin sёmundjen. Kjo mund tё çojë nё pёrhapjen e viruseve.
Top Channel