Shumica e azilkërkuesve shqiptarë që iu është dhënë viza nga Mbretëria e Bashkuar vitin e kaluar, janë gra të rëna pre e  trafikimit.

Të dhënat i ka bërë publike media britanike “The Independent”, sipas të cilës 86 për qind e shqiptarëve që morën vendime pozitive për aplikimet për azil në vitin që përfundon në qershor 2022 ishin gra, të cilave leja e qëndrimit iu dha mbi bazën se kishin të ngjarë të ishin trafikuar dhe kishin realisht nevojë për mbrojtje.

Ndër të tjera të dhënat e para nga “The Indipendent” tregojnë se kërkesat shqiptare për azil deri në qershor 2022 ishin të larta po ashtu edhe në Irlandë e Itali.

Franca gjithashtu mori një numër të lartë kërkesash për azil në Mbretërinë e Bashkuar. të dyja vendet shqyrtonin kërkesat e rreth 7700 azilkërkuesve shqiptarë, duke përfshirë si aplikantët kryesorë ashtu edhe anëtarët e familjes.

Shifrat e publikuara rishtazi vijnë një ditë pasi Sekretarja e Brendshme Suella Braverman u tha deputetëve në Dhomën e Komunave se shqiptarët “po abuzojnë me legjislacionin modern të skllavërisë” dhe se ata “nuk janë të mirëpritur dhe nuk mund të presin të qëndrojnë në mbretërinë e bashkuar”.

Ndërsa javën e kaluar në një seancë dëgjimore të Komisionit të Çështjeve të Brendshme, komandanti Dan O’Mahoney përshkroi një rritje “eksponenciale” të mbërritjeve me varka të vogla nga Shqipëria, me më shumë se 12,000 njerëz vetëm këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA