Pavarësisht tërheqjes së Rusisë, më shumë anije me grurë largohen nga portet e Ukrainës

01/11/2022 14:17

Ditën e sotme janë larguar nga Ukraina tre anije të tjera me grurë, duke e çuar numrin në 15.

Pavarësisht tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja, numri i anijeve të larguara nga portet e Detit të Zi ka ardhur në rritje.

Këtë të martë autoritetet ruse kanë refuzuar të japë garanci sigurie për anijet që largohen nga portet ukrainase, ndërsa marrëveshja e bërë përfundon këtë muaj.

Moska ka akuzuar Kievin për sulme me dron në flotën e saj të Detit të Zi në Krime, por Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë.

12 anije me grurë u larguan nga portet e Ukrainës ditën e djeshme për të shpërndarë mallin në vendet e caktuara.

Qendra koordinuese e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara tha se lëvizja e anijeve ishte rënë dakord nga delegacionet ukrainase, turke dhe të OKB-së në qendrën me bazë në Stamboll.

Ai shtoi se delegacioni rus ishte informuar, ndërsa koordinatori i OKB-së për nismën e grurit Amir Abdulla, vazhdoi diskutimet me të tre palët e shteteve anëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA