Ish-ministri britanik i skandalit të pandemisë, regjistrohet në ‘reality show’ pas përjashtimit nga konservatorët (fotot)

01/11/2022 16:09

Familje britanike të viktimave të Covid akuzonin sot ish-ministrin e shëndetësisë Matt Hancock se po përfitonte financiarisht prej mandatit të tij skandaloz duke u vendosur në Australi – teksa merr ende rrogë 84 000 paundë në vit nga shteti.

Matt Hancock, ministri britanik i shëndetësisë që u regjistrua në histori jashtëmartesore me vartëset e tij gjatë kohës së pandemisë, ka shkaktuar zemërim në vend teksa do të shfaqet së shpejti në programin ‘reality’ I’m A Celebrity… Get Me Out Of Here!, nw Australi.

Partia konservatore në pushet në Britani, e kishe pezulluar atë kur doli lajmi se do të shfaqej në programin e zbavitjes tip ‘reality shoë’ në Australi.

Udhëtimi i Hancock drejt Australisë e lë atë jashtë votës në parlament por përsëri të aftë për të përfituar rrogën prej 84,144 paundë në vit.

E përditshmja vendase ‘Mirror’ shkruante sot se familjet e viktimave të Covid e akuzonin se po përfitonte duke “arkëtuar nga eksperienca e tij e përçmueshme në detyrë gjatë pandemisë, dhe në vend që të publikojë email-et e abuzimeve gjatë periudhës së Covid, ai shkon për të na treguar se duhet të hamë insekte në televizion”.

Deputeti i opozitës laburiste Chris Bryant kërkonte zgjedhje të pjesshme “tani” për zëvendësimin e tij: “Nëse @MattHancock mendon se përfaqëson zgjedhësit e tij në këtë mënyrë, atëherë ata duhet të kenë një mënyrë për t’i dhënë fund.”

Përfaqësuesi konservator i West Suffolk, Andy Drummond, tha: “Mezi pres ta shoh atë duke ngrënë penisin e një kanguri, mund të më citoni për këtë.”

Edhe laburisti Andrew Gwynne vijonte me përçmimin: “Për të qenë të sinqertë me Matt Hancock, sapo ta shoh atë duke ngrënë prapanicën e një kanguri, do të bëhem edhe unë konservator si ai”.

Një tjetër burim i laburistëve opozitarë tha se kishte ardhur koha që tashmë “Hancock të hante me të vërtetë budallallëqet, në vend që vetëm t’i fliste dhe të tjerët të dëgjonin”.

Me “objektet per te ngrene” zyrtarët i referoheshin sfidave të programit “reality” ku është regjistruar ish-ministri, ku shpesh konkurrentët jane të detyruar të hanë ushqime të shpifura dhe të kryejnë veprime të përçmueshme, për të tërhequr audienca të popullatës naive të programeve vulgare televizive.

FOTO GALERI
3/5
Konservatoret injorojne Hancock

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA