22/12 20:40
Ikona e popit ukrainas Andriy Danylko po shet Rolls Royce-n e tij të vitit 1974, e cila dikur i përkiste legjendës së Queen Freddie Mercury.
Artisti, i njohur si Verka Serdyuchka, tha se makina e tij do të shitet përmes ankandit në Sotheby’s më 5 nëntor, për të mbledhur para për qendrën e planifikuar të rehabilitimit “Superhumans” në Kiev.
Sky News shkruan se sipas Andriy Danilk në një postim në internet, ai dikur e bleu këtë makinë ikonë për t’ia dhënë Muzeut të Mbretëreshës ose për të bërë pjesë të një ekspozite të madhe në Ukrainë.
Por tani, ai ka vendosur që paratë nga shitja e makinës së argjendtë të shkojnë për bamirësi.
Top Channel