Jurgen Hakani është shqiptari i cili jeton në Itali, aty ku edhe punon si një barist, tashmë i njohur në shumë vende të botës.
Në një lidhje live për “Ftesë në 5”, i riu tregoi kërkesën e pazakontë që i ka ardhur nga një qytetar serb.
Ai i ka kërkuar 10 shishe xhin, një pije të cilën Jurgen Hakani e ka krijuar vetë dhe është totalisht shqiptare.
Kjo situatë e ka nxitur atë të kërkojë mendimin e shqiptarëve, që i kanë komentuar në Tik Tok, aty ku edhe është bërë viral.
Jurgen Hakani tregoi vendimin që ka marrë në program, ku arsyetoi zgjedhjen që kishte bërë.
Baristi shqiptar ka vendosur të ia dërgojë pijen që qytetari serb ka kërkuar sepse sipas tij të gjithë jemi njëlloj.
“Po pse ata mos ta pinë. Ne në të gjithë botën jemi njëlloj që të gjithë. Unë do ia kisha dërguar prapë edhe pse shumë komente negative kam pas. Pija është totalisht shqiptare”, u shpreh ai.
Top Channel