Kobra e kapur pas gjashtë ditësh në arrati, arrin të dalë përsëri nga kafazi kopshtit në Suedi (fotot)

31/10/2022 17:01

Një gjarpër ‘kobër mbretërore’ që mezi ishte kapur nga zyrtarët pas arratisjes nga hapësira e tij në kopshtin zoologjik të Stockholm, ka habitur stafin duke u arratisur për herë të dytë.

Gjarpri i fuqishëm helmues kishte hapur daljen e hapësirës së tij javës që shkoi, çka shkaktoi alarm për zhdukjen e mistershme.

Për gjashtë ditë kërkimesh ai rrjedhimisht ishte gjetur dhe u vendos në një ndarje që supozohej të ishte e sigurtë në kopshtin Akuariumi Skansen, në ishullin e Djurgarden, pranë Stockholm.

Por duket se kobra që vetëm para pak kohësh kishte ardhur në kopsht, nuk pranonte kurrsesi ‘heqjen e lirisë’ teksa ka gjetur përsëri një rrugë daljeje dhe është larguar për herë të dytë.

Prandaj stafi kopshtit zoologjik po përgatiten për një kapje të dytë të zvarranikut.

Gjarpri eshte quajtur tashmë ‘Houdini’ sipas personazhit te trilluar që arratisej shpesh nga burgu.

Kopshti zoologjik tha se kishte përdorur një llampë të vecantë që ndalonte arratisjen e gjarprit duke i sjellë ngohtësi, pasi temperaturat në Suedi janë tepër të ftohta për kafshët me gjak të ftohtë.

Herën e parë ai u gjet vetëm me makineri me rreze X dhe kamera të veçanta, me të cilat u zbulua brenda një kaviteti në mur.

Kobrat mbretërore janë nga gjarperinjtë më vrasës më botë dhe në botën e egër mund të arrijnë nga tre deri në pesë metra gjatësi.

FOTO GALERI
1/4
Një kobër mbretërore që mezi ishte kapur nga zyrtarët pas arratisjes nga hapësira e tij, ka habitur stafin duke u arratisur për herë të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA