Mbrojtësi i Monzas, Pablo Mari, del nga spitali ku ishte shtruar prej disa ditësh pas sulmit që pësoi me thikë në Assago, në një qendër tregtare, ku je person humbi jetën e disa të tjerë u plagosën.
29-vjeçar italian, i huazuar në klubin e Serisë A nga Arsenali, postoi një mesazh në rrjetet sociale duke falënderuar stafin shëndetësor që e ka ndihmuar:
“Më në fund në shtëpi! Dua të falënderoj personalisht të gjithë mjekët dhe profesionistët e Qendrës së Traumës të spitalit Niguarda në Milano”, shkroi Pablo Mari.
Finalmente a casa!
Voglio ringraziare personalmente tutti i medici ed i professionisti del Centro Traumi dell’ospedale Niguarda di Milano. @ospniguarda ❤️— Pablo Mari Villar (@PabloMV5) October 30, 2022
Top Channel