Dhjetëra shqiptarë çdo ditë largohen nga Shqipëria për të punuar në Greqi. 

Vendi  fqinjë prej vitesh tërheq mijëra punëtorë sezonale që punësohen në sektorin e bujqësisë apo ndërtimit, pasi në Shqipëri ka pak punë dhe pagesa të ulëta.

Sezoni i ullirit është një prej mundësive që u ofrohet shqiptarëve për punë.

Janë kryesisht burrat ata që ikin ndërsa lënë familjet e tyre këtu dhe me të ardhurat që nxjerrin nga puna e krahut në shtetin grek përballojnë jetesën.

Një punëtor mesatarisht paguhet 35 euro në ditë, një pjesë të të cilave e shpenzon për jetesën e tij në vendin fqinj ndërsa kursimet shkojnë për familjen.

Nga skamja ikim, nga e mira? Ullinj do të shkoj te mbledh me 35 euro”- thotë një emigrant.

Atje vlerësohet puna, këtu në Shqipëri nuk të vlerësohet”- thotë një tjetër emigrant shqiptar që punon në Greqi.

Tregu vendas i punës kohet e fundit po e ndien edhe më tepër mungesën e punëtorëve por pagesat më të kënaqshme dhe kushtet më të mira që u ofrohen në vendin fqinjë janë të pamundura për punëdhënësit shqiptarë.

Top Channel