Vetëm 7 km larg qendrës se Fierit  ndodhet fshati Peshtan i vogël.

Dikur ku fshati i njësisë administrative Levan numëronte rreth 165 familje. sot vështirë se i ka 30 të tilla me anëtarë kryesisht vetëm te moshuar.

Fshati është braktisur totalisht dhe sipas banorëve arsyeja e braktisjes është mungesa e infrastrukturës dhe uji i pijshëm.

Ky fshat është i braktisur për çdo gjë. As ujë nuk kemi, nuk pihet ne e blejmë. As urban nuk kemi“- shprehet një banore.

Nuk kemi ku t’i dërgojmë fëmijët në kopsht e shkollë, është shumë larg. Do ikim në qytet“- shton ajo.

Në këtë fshat nuk ka shkollë dhe kopsht për fëmijët. Shkolla më e afërt për ata pak nxënës që kanë mbetur është gati 30 minuta në këmbë dhe fëmijët e vegjël e kanë të pamundur të shkojnë kur moti është i keq.

Pjesa më e madhe e banoreve të këtij fshati kanë gjetur emigrimin si zgjidhje të problemeve, pasi në këtë zonë kodrinore e vetmja mënyre për të mbijetuar është kultivimi i ullirit dhe vreshtaria, që vështirë se u japin fitime.

Top Channel