29/11 22:36
Xhamia e Plumbit në Shkodër, monument kulture i kategorisë së parë nuk do të përmbytet më nga ujërat e lumit Kir dhe Drin.
Falë një investimi prej 6 milion eurosh të qeverisë Turke në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, ka nisur ndërhyrja e plotë rehabilituese qe do t’i japë fund vërshimit të ujerave në dimër.
Shpëtimi i xhamisë nga përmbytjet dhe rikonstruksioni janë një kërkesë prej vitesh e komunitetit mysliman në Shkodër.
Xhamia e Plumbit në Shkodër është e vetmja xhami shqiptare, e përfshirë mes 50 objekteve më të bukura myslimane në botë.
Top Channel