Snajperi i ushtrisë që tentoi të mbyste të dashurën modele, lihet i lirë prej ‘stresit post-traumatik’ të luftës (fotot)

29/10/2022 15:57

Një ish-snajper i ushtrisë britanike që dhunoi rëndë dhe tentoi të mbyste të dashurën e tij gjatë një serie episodesh xhelozie ekstreme, është lënë i lirë nga autoritetet pasi justifikohej se “përndiqej nga tmerret që kishte parë gjatë shërbimit në Afganistan”.

26 vjeçari Junior Fordwor, i përshkruar në akuza si një burrë ‘manipulativ narcizist,’ kontrollonte e abuzonte të dashurën e tij 27-vjeçare  modele kosmetike Stephanie Render, teksa në një prej incidenteve më të rënda e la pa ndjenja kur tentoi ta mbyste.

Por ai i ka shpëtuar burgut pasi gjyqtari pranoi se vuante nga stresi post-traumatik i luftës pas eksperiencave të përgjakshme në ushtri.

Në një prej incidenteve të dhunës Fordwor kishte shtrirë në dysheme zonjën Render pas tërbimit se ajo kishte ‘pëlqyer’ foton e një tjetër mashkulli në rrjetet sociale.

Në një tjetër rast ai kishte thyer enët e kuzhinës dhe kishte kërcënuar ta vriste, para se ta shtrëngonte në fyt deri sa ajo humbi ndjenjat.

Në gjykatën e Manchester u tha se Fordwor, kishte shërbyer me brigadën “mbretërore të pushkatarëve” si snajper, në konfliktin e rëndë të Afganistanit.

Ai u dënua me 21-muaj me burgim të pezulluar pasi gjykatësi pranoi se vuante nga PTSD (stresi post-traumatik) por u urdhërua të paguante 380 paundë kompensim ish-të dashurës dhe të kryente një periudhë 25 ditore rehabilitimi.

Prej atëherë ish-ushtaraku raportohet se ka marrë një diplomë nga fakulteti i legjislaturës John Moores në Liverpool.

Ndërsa zonjusha Render e cila punon në Manchester tha në deklaratën e saj: “Junior ka qenë i dashuri im prej dy vitesh, fillimisht jo seriozisht  por më në fund u bëmë bashkë dhe unë shkova për të jetuar me të në Manchester”.

“Por me karakterin e tij dominues ai më bënte të ndjehesha gjithmonë se problemi isha unë. Më gënjente shumë, unë e doja por isha e trishtuar gjatë gjithë kohës me të”.

Avokatja e mbrojtjes tha se përveç problemeve të fëmijërisë, ai hyri në ushtri në moshën 16 vjeçare dhe kur ishte 18 vjeç u vendos në Afganistan, në një periudhë që pati efekt të rëndë në shëndetin e tij mendor.

FOTO GALERI
4/7
Në një prej incidenteve të dhunës Fordwor kishte shtrirë në dysheme zonjën Render pas tërbimit se aj kishte ‘pëlqyer’ foton e një tjetër mashkulli në rrjetet social

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA