Edhe pse gjatë dy mandatave të tij si president, Barack Obama nuk e shmangi dot humbjen e kontrollit të Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit, ai është kthyet në fushën e betejës elektorale me shpresën t`i ndihmojë demokratët të fitojnë në votimet e 8 nëntorit, që mbahen kur ata kanë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë.

Obama është sot më popullor nga sa ishte atëherë, dhe tani është presidenti Joe Biden, ish-zëvendësi i tij, që përballet me rrezikun e humbjes në nëntor. Ish kreu i administratës amerikane e nisi të premten në Xhorxhia udhëtimin e tij në shtetet ku garat janë vendimtare dhe më pas në Miçigan dhe Uiskonsin, pasuar nga ndalesat javën e ardhshme në Nevada dhe Pensilvani.

Itinerari, i cili përfshin tubime me kandidatët demokratë për zyrat federale dhe shtetërore, vjen në kohën kur Biden dhe demokratët përpiqen të pengojnë fushatën e ashpër republikane për të përmbysur shumicën e ngushtë të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin.

Kjo përpjekje gjithashtu ka qëllim fitoren e pozitave kyçe të guvernatorëve përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Sondazhet e opinionit tregojnë një rënie të vlerësimit amerikan për punën e Biden nën 40% dhe mbështetja e Obamës, është e mirëpritur nga demokratët në këto kushte.

Prania e tij mund t`i kujtojë votuesve kohën kur vendosi ligjin ndaj kujdesit shëndetësor të vitit 2010, e nga ana tjetër, si presidenti i parë me ngjyrë, “lidhet veçanërisht me votuesit afrikano-amerikan dhe pjesëtarë të grupeve tjera minoritare racore”.

Me Senatin tani të ndarë 50-50 mes dy partive kryesore dhe nënpresidentes Kamala Harris që u jep demokratëve votën vendimtare, çdo garë për të në 8 nëntor mund të vendosë se cila parti e kontrollon të për dy vitet e ardhshme.

Top Channel