Një Mercedes në krye, Verstappen dhe Leclerc zhgënjejnë në Meksikë

29/10/2022 10:12

Fundjava e Formula 1 në Meksikë nisi keq për Charles Leclerc i cili në provat e lira përfundoi jashtë piste duke u “stampuar” pas barrierave mbrojtëse.

Piloti i Ferrarit nuk mundi të regjistronte një kohë më të mirë se ajo që e renditi në vend të shtatë teksa zhvilloi vetëm 13 xhiro në pistën e quajtur “Autódromo de los Hermanos Rodríguez”.

Nga ana tjetër, dy herë Kampioni i Botës, Max Verstappen nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë. Holandezi theksoi pas provave se e pati të pamundur të bënte më shumë duke shpresuar se situata do të përmirësohej në provat zyrtare dhe sidomos në garën e së dielës.

Sakaq, kohën më të mirë në provat e lira e regjistroi Mercedesi i George Russell që la pas dy pilotë që bën surprizën si Yuki Tsunoda me Alpha Tauri dhe Esteban Ocon me Alpine. Vetëm koha e katërt më e mirë për Leëis Hamilton teksa i pesti përfundoi piloti i shtëpisë, Sergio Perez. Sakaq, piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz e mbylli me kohën e tetë më të mirë ndërsa jashtë 10-tëshes së parë përfunduan Fernando Alonso dhe Sebastian Vettel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA