Mekaniku që fitoi llotarinë £108milionë në 2014, thotë se ‘jeta e luksit u bë shpejt e mërzitshme’ (fotot)

29/10/2022 15:24

Një britanik që ka fituar llotarinë 107.9 milionë paundë ka zbuluar së fundmi se jeta e luksit në vila të mëdha e makina të shtrenjta sportive, u bë shpejt “e mërzitshme”.

Mekaniku Neil Trotter, nga jugu i Londrës fitoi një llotari mbarë-evropiane në mars 2014 duke blerë vetëm 10 paundë bileta, një prej të cilave shënoi të gjithë numrat e xhekpotit.

Kështu që entuziasti makinave bëri një rinovim spektakolar të mjetit të tij te vjetër ‘Ford Focus’, si dhe i shtoi koleksionit të tij super-makina të tjera si Jaguar e Porche.

Ai bleu gjithashtu për të jetuar një vilë gjigante me liqenin e saj privat në një tokë rreth 200 hektarë, me paratë nga pasuria e tij e re.

Por tani zoti Trotter thotë se jeta e tij prej milioneri është bërë monotone dhe e mërzitshme shkruan e përditshmja britanike The Sun.

Ai thotë se gjëja më e çuditshme është ‘të mos kesh nevojë’ të punosh dhe se nuk ka me çfarë të shtyjë kohën.

Miqtë e kanë këshilluar se duhet të studiojë për të kuptuar atë që dëshiron nga vetja por Trotter nuk preferon “gjerat e vështira” dhe thotë se ende mund të realizojë ëndrrën e tij për të drejtuar makina të shpejta sportive.

Llotaria i soli atij një pasuri më të madhe se babai i tij biznesmen Jim Trotter, i cili zotëronte më parë një flotë makinash sportive.

Pas fitores Trotter thotë se besonte se “ishte e paevitueshme se dhe ai do të bëhej milioner si i ati.

“Unë dhe babai i kishim dëgjuar shakatë që thotë se ‘si i ati dhe i biri,’ por meqënëse jemi nga fisi Trotters e dinim që do të ishim milionerë.

Shorti i fundit i llotarisë Euromillions arriti në 113milionë paundë dhe do të fitohet nga një lojtar me fat që ka shënuar numrat e djeshëm 07, 24, 34, 39, 46, me numrat specialë 01, 06.

FOTO GALERI
1/3
Mekaniku Neil Trotter, nga jugu i Londrës fitoi një llotari mbarë-evropiane në mars 2014

Top Channel