Së fundmi një kompani ka shpikur televizorin më të vogël në botë. Kompania elektronike ‘TinyCircuits’ ka zbuluar dy prototipa të rinj në gamën e saj TinyTV, duke përfshirë një me një ekran 15 mm.

TinyTV 2 ka një ekran 1,0 inç (26 mm). “Vëllai” i tij edhe më i vogël, TinyTV Mini, është vetëm sa madhësia e një pulle postare.

Videot mund të ngarkohen nga përdoruesi ose mund të transmetohen përmes TinyTV duke përdorur një kabllo USB-C për ta lidhur atë me kompjuterin.

Të dyja pajisjet, TinyTV 2 dhe TinyTV Mini vijnë me një kartë microSD 8 GB të instaluar, e cila mund të mbajë mbi 10 dhe 40 orë filmime në pajisjet përkatëse. Ndërsa të dy modelet mund të kontrollohen me butona, TinyCircuits ka krijuar gjithashtu një telekomandë opsionale me rreze infra të kuqe.

‘TinyCircuits’, një kompani elektronike, ka zbuluar prototipet e saj më të fundit në gamën e saj TinyTV, duke përfshirë një me një ekran 9.6 inç (15 mm). TinyTV 2 ka një ekran 1,0 inç (26 mm) dhe ndodhet në krye të një altoparlanti 0,6 me 0,4 inç (16 nga 9 mm) përballë. Kjo telekomandë mund të ndezë pajisjen, të ndryshojë volumin ose videon.

Ndërkaq, thyerja e zakonit të shikimit të tepruar në televizor mund të parandalojë mijëra njerëz që të zhvillojnë sëmundje të zemrës, pohon një studim.

Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit tani këshillojnë uljen e kohës ditore të TV në më pak se një orë. Ata zbuluan se të rriturit që rrinin ulur duke parë për më gjatë kishin deri në 16% më shumë gjasa për t’u goditur nga sëmundjet e zemrës/ Top Albania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA