Gjermania teston ‘shufrën’ e fuqishme të lazerit si armatim anti-dron (fotot)

29/10/2022 17:28

Pajisja e energjisë së lartë u testua nga një frigatë e marinës anti-ajrore gjermane, duke neutralizuar disa dronë ushtarakë njeherësh.

Gjermania raporton se ka lëshuar armën e saj të se ardhmes, lazerin e energjisë së lartë, nga një frigatë e mbrojtjes anti-ajrore në detin Balltik, njoftonte prodhuesi shtetëror gjerman i armatimeve Rheinmetall.

Në testimin e muajit të kaluar frigata Sachsen kishte eliminuar disa dronë sulmues, duke provuar aftësinë për rrëzimin e objektivave në largësi të mesme e të shkurtër.

Testimi verifikonte aftësitë e radarëve dhe sensorëve elektro-optikë të HEL, deklaronte Rheinmetall, duke shtuar se arma po zhvillohet në bashkëpunim me prodhuesit gjermanë të raketave MBDA.

Ata shtonin se testimet do të vijojnë deri në mesin e vitit 2023, për të testuar aftësitë e sistemit të lazerit HEL “në skenarë të ndryshme lufte”.

Rheinmetall tha se rezultatet do të vendosin nëse arma do të bëhet operacionale.

Ushtritë perëndimore po përpiqen të avancojnë sistemet e mbrojtjes ndaj dronëve, të cilët pritet të dominojnë fushëbetejat e të ardhmes.

Me avancimin e teknologjisë së prodhimit e drejtimit, dronët vrasës tashmë mund të lëshohen në sulm në numra masivë, aq sa sistemet e mbrojtjes të mos mund t’i shkatërrojnë.

Gjenerali amerikan Curt Taylor tha muajin e kaluar se ushtria po kryen testime të bastisjes së dronëve në sulme me 40 mjete me katër helika njëherësh.

Prandaj lazerët duket se janë përgjigja më e shpejtë ndaj avancimit të teknologjisë së luftës me dronë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA