Afrika e Jugut kurorëzon mbretin e parë Zulu në 51 vjet në kryeqytetin Durban (fotot)

29/10/2022 18:23

Kurorëzimi i Misuzulu Zulu në stadiumin e futbollit vjen pas konflikteve të ashpra për pasimin e fronit madhor fisnor.

Dhjetra mijëra njerëz u mblodhën sot në një stadium futbolli në Durban të Afrikës së Jugut për kurorëzimin e mbretit tradicional Zulu të vendit.

Presidenti Cyril Ramaphosa pritej të dorëzonte sot çertifikatën e njohjes zyrtare të sunduesit të ri, 48-vjeçar, të monarkisë tradicionale, më me influencë në vend.

Misuzulu Zulu u ngjit në fronin e mbajtur më parë nga babai tij, Goodwill Zwelithini, i cili vdiq në mars 2021 prej një sëmundjeje të lidhur me diabetin.

Kurorëzimi është i pari prej më shumë se 50 vitesh në Afrikën e Jugut dhe vjen pas një beteje të ashpër pretendimesh për fronin, të luftuar në disa salla gjyqësore.

Mbretërit Zulu janë pasardhës të Shaka, lideri shekullit të 19 që sundonte një pjesë të madhe të kombit afrikan Zulu, i cili ka luftuar beteja të përgjakshme kundër kolonizatorëve britanikë.

Megjithse mbreti nuk ka fuqi ekzekutive, monarkët tradicionalë kanë influencë të gjerë morale ndaj rreth 11 milionë banorëve Zulu të vendit, që janë rreth 1 e pesta e popullsisë së Afrikës së Jugut.

Regjimentet mbretërore Amabuto, me fundet tradicionale te lekures, kënduan këngë e valle në lavdi të mbretit të tyre.

Gratë mbanin veshje me ngjyra të ndezura dhe kapele me strehë Zulu, ndërsa më të rejat mbanin rruaza e funde me pala, teksa kërcenin në shkallët e stadiumit me 85,000-vende ‘Moses Mabhida’.

Mes të ftuarve ishin ish-mbreti afrikan Mswati III i Eswatini, diku e njohur si Svaziland, që është kushëri i mbretit të ri Zulu.

Zwelithini, i cili vdiq pas 50 vitesh në fron, la pas gjashtë gra dhe të paktën 28 fëmijë.

Pasardhësi Misuzulu është djali i parë i gruas së tretë të Zwelithini, të cilën ai e kishte zgjedhur si mbretëreshë në testamentin e tij.

Por mbretëresha vdiq papritur një muaj pas Zwelithini, duke lënë dhe ajo një testament ku emëronte Misuzulu si monarki ardhshëm, çka nuk u pranua fillimisht nga anëtaret e tjerë të familjes.

Emri i parë i monarkut të ri do të thotë “forcim i Zulu-ve”, edhe pse rrugëtimi i tij drejt kurorës nuk ishte i thjeshtë.

FOTO GALERI
5/8
Kombit afrikan Zulu ka luftuar beteja të përgjakshme kundër kolonizatorëve britanikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA