SHBA/ Gjashtë të qëlluar me armë në funeralin e viktimës së sulmit me armë të një jave më parë në Pittsburgh (fotot)

28/10/2022 21:47

Policia ka nisur një ndjekje të gjerë të një sulmuesi që ka qëlluar disa vetë me armë në një kishë në qytetin amerikan të Pittsburgh, Pensilvani, ku po zhvillohej funerali i një viktime vrasjeje.

 

Të shtëna të shumta u qëlluan në zonën Brighten Heights ku po mbahej funerali i John Hornezes, raportonte rrjeti WPXI.

Autoritetet thanë se një person është në gjendje të rëndë ndërsa pesë viktima të tjera të plagëve janë në gjendje të qëndrueshme.

Funerali ishte për 20 vjeçarin Hornezes, i cili ishte një nga tre viktima të një përplasjeje me armë në qytet më 15 tetor, sipas rrjetit vendas CBS Pittsburgh. Ndërsa dy viktimat e tjera ishin dy gra kalimtare të rastit.

Policia tha: “Të shtëna të shumta u qëlluan sot në Brighton Road teksa për momentin numri i viktimave është i panjohur. Skena e ngjarjes është ende aktive prandaj publiku duhet të shmangë zonën”.

Autoritetet thanë se janë vënë në ndjekje të autorëve të mundshëm të cilët janë larguar nga vendngjarja. Viktimat u dërguan në spitalin Allegheny General.

Zyrtarët thanë se me shumë gjasa në ngjarje është përdorur një armë e vetme, por hetimet vijojnë.

“Na vjen keq që regjistrojmë një tjetër incident të rëndë, ndoshta tragjik me armë zjarri ne qytet,” tha kreu i policisë së Pittsburgh, Thomas Stangrecki.

Ai shtoi: “Sigurisht ne besojmë se ka një konflikt të vazhduar dhe ne do të vijojmë të përdorim burimet tona për të kapur përgjegjësit”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel